Bejl e Benzema, përse tifozët e Realit ende nuk besojnë?!

Karim Benzema dhe Garet Bejl shënuan gola të dielën, dhe Reali e fitoi bindshëm ndeshjen në fushën e Espanjolit, por tifozët duket se ende nuk kanë “rënë në dashuri” me dy lojtarët e sulmit. Pavarësisht shifrave të rëndësishme 4-2, publiku madrilen e di se Espanjoli ishte në momentin e tij më të vështirë, ndërsa Benzema e Bejl kanë një problem të madh, ata nuk mund të kenë vazhdimësinë e Kristiano Ronaldos apo të Lionel Mesit.

Benzema ka 9 gola këtë sezon në La Liga, jo edhe aq shumë për një qendërsulmues. Bejl është edhe më keq, me vetëm 5 rrjeta në 16 ndeshje të luajtura. Ai ka problem dëmtimet dhe tifozët e dinë se mund ta humbasim fare lehtë, për shumë kohë. Edhe pse u shënuan 4 gola në Katalonjë, Reali mbetet 10 pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligës, dhe për më keq, ka shënuar 34 gola gjithsej, ndaj 58 të katalanasve, e po ashtu kanë pësuar më shumë.

Sfidanti.al