UEFA këmbëngul në kundërshtimin e projektit ‘Superliga’

UEFA konfirmon qëndrimin e saj kundër krijimit të Superligës Evropiane, një ditë pas deklaratës së ish presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu që tha se klubi katalanas kishte pranuar të merrte pjesë në Superligën e ardhshme evropiane.

Presidenti i qeverisë së futbollit evropian, Aleksander Ceferin tha se UEFA e ka qartësuar disa herë se është kundër një Superlige. ‘Principet e solidaritetit, promovimit dhe rënies e kampionatet e hapur nuk janë të negociueshme-thekson UEFA-kjo është ajo që e bën të funksionojë futbollin evropian dhe Liga e Kampioneve është kompeticioni më i mirë sportiv në botë’.

Javën e kaluar edhe FIFA e përgënjeshtroi lajmin se mbështet krijimin e Superligës. ‘Si president i FIFA, jam i interesuar për Botërorin e Klubeve, jo Superligës-u shpreh Gianni Infantino-ajo që ka rëndësi për mua nuk është sfida Bayern-Liverpool, por Bayern-Boca Juniors’.

Sfidanti.al