Komenti i CR7-ës mbi testet, si deklarata e së motrës për Kovidin!

E shkroi, e shpërndau në të gjithë botën që e ndjek dhe që pati mundësi ta lexojë, por pastaj e fshiu. Kristiano Ronaldo fillimisht shfreu gjithë dëshpërimin dhe tërbimin e tij për ndalesën e paparashikuar nga koronavirusi, duke sulmuar sistemin e testimeve, veçse e mori një përgjigje. Superylli i Juventusit e cilësoi sistemin e tamponëve me një fjalë që “nuk e shkruan dot lapsi”, ndërsa epidemiologu i njohur italian, Roberto Burioni, i bëri një ngacmim ironik. “I jap mirëseardhjen në “skuadrën” tepër të gjerë të epidemiologë, kolegut Kristiano Ronaldo, – shkruajti ai, – do të jetë i vlefshëm në ndeshjen e futbollit ndaj okulistëve”.

Burioni nuk e ka për herë të parë që sulmon personazhe publikë që kritikojnë strategjinë e autoriteteve shëndetësore për të penguar përhapjen e koronavirusit. Ndërkaq, fjalët e shkruara nga Ronaldo ngjajnë si qendrim me gjykimin e motrës së tij që e cilësoi koronavirusin një mashtrim. Përveç Burionit, ndaj CR7-ës reaguan edhe shumë tifozë në rrjetet sociale duke e quajtur të papërgjegjshëm. Profesori Paolo Asherto (Ascierto) deklaroi se “Ronaldo gaboi me fjalët që përdori, sepse tampon është e vetmja mënyrë si test molekular për të na treguar pozitivitetin nga virusi”.

Sfidanti.al