Federata evropiane e futbollit, UEFA, ka planifikuar që ekipeve që marrin pjesë, sivjet, në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, t’u ndajë gjithsej 1,7 miliard euro. Sipas llogaritjeve, UEFA, gjatë këtij sezoni, do të ketë të ardhura bruto me vlerë prej 2,35 miliardë eurosh, nga të cilat 1,31 miliardë euro janë destinuar për klubet e Ligës së Kampioneve, kurse për klubet e Ligës së Evropës është destinuar shuma e mbetur, rreth 400 milionë euro.
Kjo do të thotë se çdo klub që do të konkurrojë në kuadrin e Ligës së Kampioneve, do të marrë 12,7 milionë euro. Cdo fitore vlen 1,5 milionë euro. Teorikisht, klubi që do të fitojë Ligën e Kampioneve, do të marrë 57,2 milionë euro. Fituesi i Supërkupës së UEFA-s do të marrë 4 milionë euro.
Sfidanti.al