Barcelonës ende I djeg eliminimi nga Liverpuli në Ligën e Kampioneve, megjithatë ka dicka që e ngushëllon klubin katalanas, niveli I të ardhurave nga kompeticioni më I rëndësishëm evropian për klube. UEFA bëri të ditur shpërndarjen e të ardhurave nga Liga e Kampioneve për sezonin 2018/2019 ku shifra totale e shpërndarë është 1.950 miliardë Euro
Klubi katalanas arriti të sigurojë deri në 117 milionë Euro duke kaluar skuadrën kampione të Liverpulit që shtoi në arkat e saj 111 milionë Euro. Një prej pikave të forta të Barcelonës në këtë aspekt ishte koeficienti historik nga I cili klubi blaugrana siguroi 34 milionë Euro, kundrejt 23 milionëve të Liverpulit. Në këtë fraksion, mbreti është Reali I madridit me 35 milionë Euro nga koeficenti historic.
Në fitimet totale nga Liga e Kampioneve, renditja vijon me Totenhemin dhe Juvenmtusit me 101 dhe 95 milionë Euro duke lënë pas Mancester Junajtid dhe Sitin me 93. Atletiko dhe Real Madrid siguruan 85 milionë Euro, ndërkohë që dhjetëshen e parë e mbyll Bajerni I I Mynihut me 82 milionë Euro të ardhura
Zbulimi I sezonit të kaluar, Ajaksi, u rendit I 12 me 78 milionë Euro I penalizuar nga market pool televiziv. Valencia arriti deri në 47 milionë Euro, në vendin e 20. Përsa I përket Superkupës së evropës në 2018, 4.5 ,milionë Euro shkuan për skuadrën fituese, Atletiko, ndërsa Reali I Madridit përfitoi 1 milion Euro më pak
Sfidanti.al