Një provokim i vërtetë, por ndoshta miqësor, vjen nga Madridi. Analisti Hoze Luis Hurtado shkruan, pas gjysmëfinales së Superkupës të Spanjës, se Zinedin Zidan i ka dhënë një identitet të ri skuadrës së tij. “Revolucionari Zidan hodhi në fushë një formacion kundërkulturor, – shkruajti ai në gazetën “Marka”, – të mbushur me mesfushorë, që duke i parë, do të firmosje se ishin të Guardiolës, siç ndodhi në ndeshjen që Spanja fitoi ndaj Italisë në finalen e Euro 2012-ës, me shifrat 4-0, duke pasur në fushë Ksavin, Iniestën, Busketsin, Fabregasin, David Silvën dhe Shabi Alonson”.” Përgjigja ishte që Madridi luajti siç i pëlqen “Kamp Nout”, – vazhdoi analisti, – me edukatën e atij lloj futbolli. Zidan hodhi në fushë Modriçin, Kasemiron, Valverden, Iskon dhe Krosin, dhe kjo ishte zgjidhja ideale për një formacion ku nuk ndodheshin 3 sulmuesit e tij kryesorë”.
Sfidanti.al