Junajtidi humbi 0-1 në “Old Trafford” nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Menjëherë mbas humbjes, mediumet angleze e gjetën tersin dhe ai është as më shumë dhe as më pak, por pronari i dytë i klubit të “djajve të kuq”, Xhoel Glejzer. Mançester Junajtidi që nga 2005 ka kaluar në pronësi të familjes amerikane Glejzer, kështu që vëllezërit Avram dhe Xhoel janë bashkëpronarë të tij, por në ndryshim nga i pari, ky i dyti shumë rrallë herë shkel në “Old Trafford”.
Këtë sezon, Xhoeli shkeli për herë të parë në “Old Trafford” dhe Junajtidi humbi gjë që mjaftoi që media angleze ta shpallte atë tersin që solli fatkeqësinë! Në dallim nga Xhoeli, vëllai tjetër, Avarmi, vjen shpesh dhe i ndjek nga tribuna ndeshjet e “djajve të kuq”.
Sfidanti.al