Turqi, Fenerbahçe e Mourinho-s rikthehet në garën për titull

Fenerbahçe ka mundur Gaziantepin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë, duke iu afruar liderit Galatsaray me vetëm tre pikë. “Feneri” ka shfrytëzuar gabimin e rivalit të tyre më të madh, i cili dje barazoi 2-2 ndaj Eyupsporit në fushën e tij dhe u rikthye plotësisht në garën për titull. Oguz Aydin, Rodrigo Becao dhe Edin Dzeko i shënuan golat në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos. Fenerbahçe do të presë Besiktasin në xhiron e ardhshme, tjetër derbi i madh turk.

sfidanti.al