Askush se trajnerët italianë nuk ka fituar më shumnë trofe në kompeticioneve evropiane. Ai që është në krye të kësaj liste është pikërisht Carlo Ancelotti I cili në pankinat e Juventusit, Milanit dhe Realit të Madridit në periudhën 1999-2014 ka fituar 7 trofe evropianë.
Në vendin e dytë është një tjetër italian, Giovanni Trapattoni që është në kuotë të barabartë trofesh kontinentale me Sir Alex Ferguson, 6 të tillë. Mes 13 teknikëve të parë më fitues në Evropë, listë që është përpiluar nga e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ figurojnë edhe Nereo Rocco e Arrigo Sacchi, fitues të 4 trofeve secili. Në listë janë edhe Jose Mourinho që herën e fundit në Evropë ka fituar me Manchester United në Europa League si dhe Zinedine Zidane që në pankinën e Realit të Madridit ka fituar shumë shpejt 3 trofe të Ligës së Kampioneve duke barazuar trajnerë si Pep Guardiola dhe Bob Paisley me 5 trofe kontinentale duke përfshirë edhe Superkupat Evropiane’.
Duke marrë parasysh shtetet, italia ka 41 trofe të fituar nga trajnerët e saj e ndjekur nga Spanja me 32, podiumin e plotëson Gjermania që ka lënë pas Anglinë.
Sfidanti.al