Tottenham zyrtarizoi dje ardhjen e portierit çek Antonin Kinsky, për 15 milionë euro. Lojtari i lindur në vitin 2003 vjen nga Slavia Pragës dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. Në mungesë të Vicario, i cili është i dëmtuar, ai duhet të konkurojë për një vend titullari me Fraser Forster. “Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Antonin Kinsky nga SK Slavia Pragë. Portieri 21-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 31”- shkruan klubi.
sfidanti.al