Premier League është padyshim “miniera e arit” e futbollit botëror, me numra jashtë shkallës në krahasim me ligat e tjera. Shumat për transferime janë gjigante, po ashtu edhe rrogat që u ofrohen futbollistëve. Dy vendet e para në listën e futbollistëve më të paguar i përkasin Manchester Cityt, ku në vendin e parë dhe të dytë janë Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland. Sipas të dhënave të “Spotrac” të riprodhuara nga “Marca”, belgu paguhet në vit me 24.7 milionë euro bruto, ndërsa norvegjezi hedh në arkë shumën prej 23.2 milionë euro në vit. Casemiro plotëson treshen e parë me 21.6 milionë në vit nga Manchester United. “Mbretëresha” në “Top 20” është City, i cili ka tetë… përfaqësues në listën e lojtarëve më të paguar të Premierligës, ndërsa i dyti është Arsenali me pesë lojtarë. Vetëm një përfaqësim për Liverpoolin, me Mohamed Salah që vjen në numrin 4 pas kontratës fitimprurëse që nënshkroi në Mykonos.
Ja lista e “Top 20” lojtarëve në shifra:
- Kevin De Bruyne –24.7 milionë euro (Manchester City)
- Erling Haaland –23.2 milionë euro (Manchester City)
- Carlos Casemiro –21.6 milionë euro (Manchester United)
- Mohamed Salah –21.6 milionë euro (Liverpool)
- Raheem Sterling –20.1 milion € (Arsenal)
- Bernardo Silva –18.5 milionë euro (Manchester City)
- Jack Grealish –18.5 milionë euro (Manchester City)
- Marcus Rashford –18.5 milionë euro (Manchester United)
- Kai Havertz –17.3 milion € (Arsenal)
- Gabriel Jesus –16.4 milionë euro (Arsenal)
- Jadon Sancho –15.4 milionë euro (Chelsea)
- John Stones– 15.4 milion € (Manchester City)
- Mason Mount –15.4 milion € (Manchester United)
- Reese James –15.4 milion € (Chelsea)
- Bruno Fernandes –14.8 milionë euro (Manchester United)
- Declan Rice –14.8 milion € (Arsenal)
- Martin Odegaard –14.8 milion € (Arsenal)
- Ilker Gundogan– 14.2 milionë euro (Manchester City)
- Phil Foden– 13.9 milion € (Manchester City)
- Rodri –13.6 milionë euro (Manchester City)
sfidanti.al