Aurelien Tchouameni do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj pas ndrydhjes së kyçit të këmbës në humbjen e Real Madridit ndaj Milanit. Klubi spanjoll publikoi deklaratën e mëposhtme në faqen e tyre në lidhje me lëndimin e tij. “Pas testeve të bëra sot te lojtari ynë Aurelien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e majtë. Analizat në pritje”, thuhet në komunikatën e tyre. Arancha Rodriguez raporton se lëndimi do ta mungojë atë për rreth një muaj. Përveç francezit, të lënduar te Real Madridi janë edhe Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe David Alaba.
sfidanti.al