Tjetër kalim në Arabi, Aleks Tejes firmos me Al-Naser

Pas afrimeve të dy mesfushorëve, Seko Fofana e Marcelo Brozovic, ditën e sotme, “gjigandët” sauditë të Al-Naser ka prezantuar transferimin e tyre të ri, i cili këtë herë vjen nga “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid.

Bëhet fjalë për anësorin e krahut të dajthë të mbrojtjes, Aleks Tejes, i cili ditën e sotme ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri. Për kartonin e braziliani sauditët derdhën në “arkat” e United vetëm 7 milionë euro, ndërsa përsa i përket pagës asgjë nuk është zbuluar. Për Tejes, arabët e Al-Naser janë klubi i shtatë në karrierë, teksa më parë ka luajtuar për skuadra si Gremio, Gallatasaraj, Inter, Porto, Sevilla e së fundmi “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid.

 

sfidanti.al