Vetëm pas 4 ditësh, “zikaltërit” e Inter do të zhvillojnë turin e ndeshjeve përgatitore në kuadër të sezonit të ri, ku do të përballet në Japoni, ndaj sauditëve të Al-Nassr, më 27 korrik dhe “gjigandëve” francezë të PSG, më 1 gusht.
Në kuadër të këtyre përballjeve, tekniku Inzagi ka përzgjedhur dhe lojtarët, të cilët do të jenë nën urdhrat e tij, për 2 sfidat e verës, ku ndryshe nga herë të tjera, nuk mund të thuhet që ka surpriza. Mes emrave të grumbulluar, nuk kishte si të mungonte ai i “fantazistit” të Kombëtares, Kristjan Asllani. Ndërkaq, nuk do të mungojnë as afrimet e kësaj si Markus Thuram, Davide Fratezi e Juan Kuadrado.
sfidanti.al