Tifozët e në të gjithë Italinë bashkohen kundër cmimit të biletave

Në Itali, nga jugu në veri, në javët e fundit ka shpërthyer protesta e tifozëve kundër cmimeve të larta të biletave në disa sektorë të skuadrave mike dhe jo vetëm. Në San Siro për shembull, në disa ndeshje, tifozëve u duhet të shpenzojnë deri në 70 Euro për një biletë në unazën e tretë të stadiumit.

Janë këto shifra që kanë shtyrë tifozët e Serisë A dhe B të bashkohen me disa parrulla për të manifestuar kundër rritjes së cmimeve të biletave: ‘Cmime popullore për stadiume më të populluara-shkruajnë tifozët që shpresojnë në një ndryshim të tendencës në këtë pikë.

Sfidanti.al