The Sun: Manchester City këmbëngul për Messin, 500 mln Euro, por klubi mohon

Manchester City nuk heq dorë nga Lionel Messi, të paktën kështu thotë ‘The Sun’. Tabloidi britanik bën të ditur se klubi ku është trajner Pep Guardiola ka bërë një tjetër ofertë për argjentinasin kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në muajin qershor dhe bëhet fjalë për një ofertë prej 430 milionë Paund ose 500 milionë Euro. Është kjo një shifër monstruoze , por më e ulët në krahasim me ofertën e bërë vitin e kaluar kur u fol për 600 milionë Paaund ose rreth 700 milionë Euro.

Por kryesuesit e Premier League nuk kanë ngurruar të përgënjeshtrojnë këtë lajm teksa kanë bërë te ditur se Manchester City nuk ka bërë asnjë ofertë për Lionel Messin i cili është i lirë që të bisedojë me klube jo spanjolle me Manchester City dhe Paris Saint Germain që janë 2 klubet që janë përfolur më shumë për marrjen e argjentinasit në radhët e tyre. Ndërkaq, vetë Messi nuk është prononcuar për të ardhmen e tij dhe ka deklaruar se do të marrë një vendim në fund të sezonit dhe rinovimi me Barcelonën nuk është një opsion që mund të përjashtohet plotësisht.

Sfidanti.al