‘Lajmi më i keq në momentin më të keq’; kështu e titulloi kryeartikullin e saj e përditshmja spanjolle ‘Marca’. Në fakt Reali i Madridit është në ankth për gjendjen e Karim Benzema që në stërvitjen e së premtes shfaqi një problem në aduktorin e majtë pikërisht në prag të sfidës të së mërkurës ndaj Atalantës në Bergamo për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
‘Për ne është një futbollist shumë i rëndësishëm-tha Zidane në një konferencë për shtyp-të shohim se si do të jetë gjendja e tij në ditët e ardhshme për të vendosur nëse do të luajë apo jo’.
Për ndeshjen me Atalantën Reali i Madridit do të duhet të bëjë edhe pa Sergio Ramos, Carvajal e Hazard si dhe pa Rodrygon, Valverden, Odriozolan, Marcelon e Militaon.
Nuk është më mirë Bayerni i Mynihut që të martën do të luajë në Olimpico ndaj Lazios. Klubi bavarez ka probleme me Covid-19 por edhe dëmtimet (Pavard, Goretzka, Gnabry, Javi Martinez, Muller e Douglas Costa). Listës se lojatërve me probleme te kampionët e Evropës i shtohet Tolisso që pësoi një dëmtim të rëndë në stërvitjen e së enjtes. Klubi gjerman nuk ka dalë me asnjë komunikate zyrtare, por sipas ‘L’Equipe’ futbollisti u operua mëngjesin e së premtes në një klinikë në Berlin për këputje të tendinës në kuadricepsin e majtë me futbollistin që rrezikon të mbetet edhe jashtë Evropianit
Sfidanti.al