Ten Hag nuk rrezikon shkarkimin

Eliminimi nga kompeticionet dhe vendi i 6-të në Premier League, ende nuk kanë bindur drejtuesit e Manchester United që të heqin dorë nga Erik ten Hag. Kalimi i pronësisë nga familja Glazer te Jim Ratcliffe kanë bërë që Djajtë e Kuq të mbeten disi pezull. Pronari i ri nuk dëshiron të marrë vendime drastike për trajnerin, pasi fillimisht ai do të analizojë situatën e klubit dhe nuk do të nxitojë për të bërë ndryshime të mëdha. “The Idependent” raporton se numri një i klubit pas analizës përfundimtare do të vendosë për strategjinë e re që mund ta dërgojë klubin drejt sukseseve.

sfidanti.al