Kohët e fundit emri i Pep Guardiolës është përmendur shpesh për një kalim të mundshëm te Juventusi për të zëvendësuar Masimiliano Alegrin në pankinën e kampionëve të Italisë. Fillimisht ndaj këtyre zërva reagoi vetë Guardiola që mohoi gjithcka, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe klubi i Mancester Sitit.
Por tani është edhe Juventus që shuan përfundimisht zërat që kanë filluar të qarkullojnë. Ishte Fabio Paratici ai që e tha qartë se Zonja e Vjetër në asnjë moment nuk ka menduar për 48 vjecarin si pasues të Alegrit nëpërmjet një interviste të dhënë për DAZN.
‘Besoj se jetojmë në një botë shumë të cuditshme-tha Paratici-nuk kemi kontaktuar kurrë e as nuk e kemi menduar këtë, pasi Guardiola ka një kontratë me Mancester Siti. I kemi idetë e qarta dhe e kemi thënë se po bëjmë vlerësimet tona’
sfidanti.al