Telashet per Nasri s’mbarojne; UEFA zgjat kohen e pezullimit

Telashet nuk kane perfunduar per Samir Nasri. UEFA vendosi te zgjase denimin me pezullim te francezit deri ne janar te vitit 2019. 31 vjeçari, skuadra e fundit e te cilit ishte Antaliospor, u denua ne muajin shkurt me 6 muaj pezullim per shkak te nje autotransfuzioni per qellime terapeutike, nje praktike qe eshte e ndaluar nga WADA.

Por Komiteti i Disiplines se UEFA vendosi qe te zgjase denimin e tij deri ne fillim te vitit te ardhshem. Gjithsesi Nasri mund te kthehet te stervitet ne muajin nentor te ketij viti.

Sfidanti.al