Nuk kanë të mbaruar problemet për Arsenalin, pavarësisht se ndodhet në vendin e dytë në renditjen e kampionatit anglez. Fitorja ndaj Bërnlit pati pasoja të rënda, sidomos me përjashtimin e trajnerit Arsen Venger, që mund të pezullohet për shumë ndeshje. Shkak për dënimin e rëndë nuk pritet të jetë kartoni i kuq për protesta ndaj penalltisë së Bërnlit, por fakti që duket se shtyu dy herë gjyqtarin e katërt, në momentin e përjashtimit.
Disiplina e futbollit në Angli nuk toleron aspak veprime të tilla dhe nuk do të ishte çudi që trajneri francez të ndëshkohet me të paktën 4 ndeshje pezullim, në mos më shumë. Pritet që Arsenali, me siguri të plotë, të marrë një goditje të rëndë për të mos e pasur disa ndeshje në stol trajnerin 67-vjeçar që është dobësuar shumë nga nervat kohët e fundit, edhe pse dëshiron ta fitojë patjetër edhe një titull tjetër kampion përpara sesa të largohet nga stoli i “topçinjve”.
Sfidanti.al