Kur bëhet fjalë për arkëtim të ardhurash, Premier League është kampionati pararojë në Evropë. Sipas agjencisë financiare ‘Deloitte’, për sezonin 2015/2016, kampionati anglez ka mundur të sigurojë 3.6 mld Paund, nga të cila 1.9 miliardë i ka arkëtuar vetëm nga e drejta e transmetimeve televizive. Po kështu ‘Deloitte’ thekson se klubet e Premier Leagues për të tretin vit radhazi ka bërë të mundur të regjistrojnë fitim operativ mbi 500 milionë Paund, por kanë bërë edhe shumë shpenzime për pagat, një zë bilanci ky që është rritur me 12% në 2.3 miliardë Paund. Por Premier League mban edhe një rekord tjetër; atë të shpenzimeve në merkaton e transferimeve të cilat janë rritur me 20% në 1.3 miliardë Paund.
Përsa i përket kontinentit evropian, të ardhurat e klubeve për 2015/2016 sipas ‘Deloitte’ kapin shifrën e 22 miliardë Paundëve, ndërsa për 5 Ligat më të rëndësishme në Evropë;Angli, Itali, Gjermani, Spanjë e Francë këto të ardhura janë 11.9 miliardë Paund, ose 12% më shumë se një sezon më parë.