Tabarezi zbulon misterin e   Luiz Suarezit, ku shkuan golat e tij..

Luiz Suarezi ndodhet, kohët e fundit, në një formë të keqe, saqë eshtë krijuar përshtypja se ky futbollist, që nga largimi i Nejmarit, po jep kontributin më të vogël te loja sulmuese e Barcelonës dhe, ndërkohë që performanca e tij ndiqet edhe në Uruguain e tij, një deklaratë interesante bëri lidhur me të trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Oskar Barez, që sigurisht që po bën planet e tij për Kupën e ardhshme të Botës Rusi-2018. Sipas tij, ajo që po ndodh, aktualisht, Suarezit mund t’i ndodhë çdokujt.

“Luizi ka fituar shumë trofe, duke thyer madje edhe rekorde, sa i përket kapacitetit të tij golashënues. Ai ka hyrë në një seri të keqe dhe, momentalisht, po gjen vështirësi që të gjejë derën e daljes nga ato. Nuk është e vështirë që të konkludosh se ai nuk është në formë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet në formën e tij më të mirë”, tha Tabarezi.

Sfidanti.al