Superkupa e Spanjës, luhet në Arabi, përcaktohen ciftet

Superkupa e Spanjës ka ndryshuar format që hyn në fuqi që këtë vit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky kompeticion këtë radhë do të zhvillohet në formatin ‘Final Four’ si në Euroligë në basketboll dhe jo në vendin iberik por në Arabinë Saudite ku do të jenë të lira të shkojnë në stadium edhe femrat. Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi gjithcka këtë të hënë teksa përvec zgjedhjes së vendit që do të mbajë këtë eveniment,  hodhi edhe shortin e kompeticionit.

Në edicionin e parë të formatit të ri të Superkupës së Spanjës do të marrin pjesë 4 skuadra; Barcelona e Valencia finalistet e vitit të kaluar dhe Atletiko e Real madrid si skuadrat që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë në sezonin e kaluar. Në shortin e hedhur është evituar klasikja Real madrid dhe Barcelona që do të ndodhë vetëm në një finale të mundshme. Ciftet gjysmëfinaliste janë Valencia-Real madrid që do të luhet në 8 janar të vitit 2020 dhe Barcelona-Atletiko që do të zhvilloihet në 9 janar. Skuadrat fituese të këtyre ndeshjeve do të përballen në finalen që do të luhet në 12 janar, ndërkohë që nuk do të ketë ndeshje për vendin e tretë.

Vlen të theksohet se Superkupa e Spanjës do të mbahet në Arabinë Saudite edhe në 2 vitet pasardhëse; 2021 dhe 2022. Klubet do të udhëtojnë drejt vendit arab me shpenzime të paguara, ndërkohë që mësohet edhe sesi do të jetë shpërndarja e shpërblimit për këtë turne. Kështu skuadra fituese do të përfitojë 2 milionë Euro, finalistja do të arkëtojë 1.4 milionë euro, ndërkohë që cdo skuadër finaliste do të marrë 800 mijë Euro.

Sfidanti.al