Superkupa e Italisë, Juve-Lazio luhet në fund të dhjetorit, shtyhen 2 ndeshje të Serie A

Superkupa e Italisë ku përballë do të jenë Juventus dhe Lazio, do të luhet në muajin dhjetor, një sfidë kjo që do të bëjë që të shtyhen dy ndeshje të Serisë A dhe janë pikërisht ato që do të luajnë bardhezinjtë e romanët në javën e 17 të kampionatit italian.

Për momentin nuk është komunikuar data zyrtare për këtë sfidë që është programuar të luher në Stadiumin Ndërkombërtar Mbreti Fahd të Riadit në Arabinë Saudite, por me shumë siguri ajo do të zhvillohet mes 20 dhe 22 dhjetorit

Ndërkaq, ndeshjet e Serisë A që do të shtyhen për shkak të Superkupës së Italisë  janë pikërish Sampdoria-Juventus dhe Lazio-Verona, dy ndeshje të cilat do të rekuperohet në vitin 2020.

Sfidanti.al