Totenhemi humb “bastin Eriksen”, që luan dobët dhe “shitet” lirë!

Nëse do të kishin pranuar në verë, trajneri Poçetino dhe presidenti Levi, do të kishin fituar rreth 60 milionë euro. Ky besohet se ishte çmimi i kartonit të Kristian Eriksenit, yllit danez të mesfushës që u kërkuar nga Reali. Poçetino nuk deshi të mbetej pa të, aq më tepër që Totenhemi nuk do të merrte një zëvendësues të denjë, por situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit.

Jo vetëm që Erikseni nuk po luan aspak mirë, dhe duket si “mish i huaj” në skuadër, por edhe pritet të largohet në janar, për një shifër shumë më të vogël se 60 milionë. Gazeta “Marka” informon se Reali mund ta marrë në nisje të 2020-ës për 25 milionë euro. Në këtë mënyrë, Totenhemi humbi shërbimet e Eriksenit në fushë, por edhe shërbimet jashtë fushe.

Sfidanti.al