Inter do forcohet në janar, Lautaro e quan humbjen me Juven, një stimul!

Një disfatë nuk është fundi i botës, edhe pse mund të jetë fillimi i një “tuneli”. Lautaro Martinez mendon se humbja me Juventusin duhet të shërbejë si stimul për Interin, dhe jo si shkak për t’u dëshpëruar. “Juventusi është skuadër shumë e fortë, dhe këtë e kam thënë që përpara ndeshjes, – u shpreh sulmuesi, – duhet të punojmë fort për të arritur nivelin e tij, dhe për t’u kthyer tek fitoret”. Lautaro është i lumtur edhe me kontributin në kombëtaren argjentinas, ndërsa ishte në fushë në ndeshjen miqësore ndaj Gjermanisë, barazuar 2-2 në Dortmund.

Përsa i përket Interi, mediat italiane shkruajnë se klubi zikaltër ka ndërmend të përforcohet në janar, me trajnerin Antonio Konte që dëshiron të ketë më shumë sasi dhe cilësi, sidomos në mesfushë. Sidoqoftë, një arritje e madhe e Kontes dhe e Marotës, është sepse kanë mjaft lojtarë të talentuar italianë në skuadër. Të tillë si Barela e Sensi në kombëtare, plus D’Ambrozio e Biragi, ndërsa fanelën e kaltër mund ta veshin sërish Kandreva e Politano. Përveç tyre janë edhe të rinjtë si Espozito, Pirola e Bastoni.

Sfidanti.al