Rripi i sigurisë vlen edhe për jetën e një kampioni të botë në boks!

Një Ferrari i shkatërruar është tregues i një gabimi shumë të madh. Që të arrish të copëtosh makinën sportive më të famshme të botës, dhe të çosh veten në buzë të vdekjes, duhet të kesh qenë tepër i pakujdesshëm. i tillë, kampioni i botës në boksin profesionist, Errol Spens Xhunior, që u përplas me Ferrarin e tij, ndërsa kthehej nga një klub nate për të shkuar në shtëpinë e tij. Spensi nuk kishte vënë rripin e sigurisë, dhe kjo i kushtoi shtrenjtë, aq sa thuajse humbi jetën.

Forca e inercisë shkaktuar nga përplasja e nxorri “fishek” nga makina, dhe ai u transportua me shpejtësi për në në spital të Dallasit, ku ndodhet në kushte të rënda shëndetësore, por me gjasë do të mbijetojë. Ferrari kushtonte 300 000 USD dhe ishte i markës “488 Spajder”. Nëse Spensi do të kishte vënë rripin, padyshim që pasojat e aksidentit do të kishin qenë më të vogla. Boksieri 29-vjeçar mbrojti titullin në peshat e mesme, në versionin IBF, si dhe fitoi me polemika titullin në WBC.

Sfidanti.al