Napoli rikuperon Petagnan për ndeshjen e Superkupës së Italisë që do të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sulmuesi që pati disa probleme në ndeshjen me Fiorentinën, zhvilloi këtë të martë seancën e plotë stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa Maksimovic u stërvit vetëm pjesërisht me grupin. Ndërkaq shqetësimi më i madh duket se është për Mertens.
Futbollisti belg nuk i ka zgjidhur ende plotësisht problemet e tij në kavilje të cilën e dëmtoi në muajin dhjetor në ndeshjen kundër Interit, Vetë Gattuso e konfirmoi këtë pas ndeshjes me Fiorentinën dhe tani situata e Mertens është për t’u monitoruar.
Sfidanti.al