Beteja mes UEFA dhe klubeve që kanë mbetur në mbrojtje të Super League, Real Madrid, Juventus e Barcelona spostohet në një terren tjetër; atë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Të 3 këto klube kanë denoncuar një thyerje të mundshme nga ana e FIFA dhe UEFA të normave të Bashkimit Evropian për konkurrencën duke iu drejtuar një prononcimi të Gjykatës Komerciale të Madridit që ndalon UEFA të ndërmarrë cdo masë disiplinore ose sanksion”.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, do të duhet të bëjë një interpretim te normave me rëndësi për procedurën dhe do të jetë I detyrueshëm jo vetëm për gjykatësin kombëtar, por për të gjithë gjykatësit e tjerë që do të duhet të përballen me një cështje të ngjashme. Klubet e Super League këmbëngulin se UEFAdhe FIFA kanë një pozicion dominues dhe abuziv dhe nëse do të jepen sanksionet e paralajmëruara do të minohej konkurrenca e lirë në territorin e Bashkimit Evropian
Procedimi mund të zgjasë me muaj, por dhënia e vendimit mund të përshpejtohet nëse Gjykata perception që kjo cështje duhet të trajtohet me urgjencë për të pasur një zgjidhje përpara fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampioneve, dicka që ka shumë gjasa të ndodhë. Ndërkaq, UEFA ka reaguar dhe me anë të një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se është e bindur në qëndrimin e saj dhe se do ta mbrojë atë me forcë
Sfidanti.al