Stiven Xherrard do të vazhdojë të jetë në stolin e Glasgou Rejnxhërs. Klubi skocez zyrtarizoi rinovimin e kontratës me 39 vjecarin edhe për dy sezone deri në 30 qershor të 2024. Xherrard që mori drejtimin e kësaj skuadre në 2018 I ka dhënë një impuls të dukshëm Glasgout sidomos në Europa League duke arritur suksese të paprecedentë, ndërkohë që në Ligënm Skoceze është në vendin e 2 me 38 pikë, 2 më pak se Seltik.
‘Jam shumë I kënaqur që rinovova me këtë klub fantastic-tha Xherrard-Kur Dejv King m’u afrua dhe më ofroi mundësinë për të zgjatur kontratën me Rejnxhërs, e pata shumë të lehtë te merrja vendimin për ta pranuar atë sepse unë jam shumë I lumtur këtu dhe së bashku me këtë klub po ndërtojmë dicka speciale’.
Ndërsa presidenti I Glasgout, Dejv King, tha se që nga momenti që njohu Stiven Xherrard, kuptoi se ishte personi I duhur për të na ndihmuar dhe për t’I dhënë një impuls tjetër në fushën e lojës. Ka një mentalitet të elitës dhe kjo është ajo që kërkonim me saktësi’.
Sfidanti.al