Mund të duket e habitshme, por këtë e tregojnë statistikat. Tifozët e Arsenalit kanë arritur të gjejnë disa parametra statistikorë që tregojnë epërsinë e Shkodran Mustafit mbi stoperin holandez, Virxhil Van Dajk të Liverpulit.
Kështu, sipas një sajti të tifozëve të Arsenalit, ndërhyrjet e Mustafit kanë qenë më të suksesshme sesa ato të Van Dajkut gjatë këtij sezoni. Po ashtu, Mustafi është më i mirë sesa qendërmbrojtësi holandez sa i përket numrit të interceptimeve të topave të kundërshtarit.
Sa u përket golave të shënuar, të dy kanë shënuar nga dy gola, vetëm se Van Dajku këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje, kurse Mustafi në 28. Të habitshme duket këto statistika, sepse Mustafi kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave të tifozëve, për shkak të gabimeve në fushë që kanë çuar edhe në shënimin e golave në portën e Arsenalit, sidomos në ndeshjen e fundit kundër Kristal Pallasit që i mundi 3-2 “topçinjtë”.
Sfidanti.al