Talent i padiskutueshëm: Holanda ka gjak “mbreti”, i biri i Gulitit e nipi i Krojfit!

Holanda, në fakt, ka një numër jo të vogël futbollistësh të rinj që janë me të vërtetë të talentuar dhe një nga ata është 17-vjeçari Maksim Gulit që është i biri i Rud Gulitit legjendar dhe nip i “ikonës” së futbollit holandez, Johan Krojf. Ky i ri i talentuar, tani për tani, luan me ekipin e dytë të AZ Alkmarit.
Maksimi është mbrojtës dhe zakonisht luan me ekipin e të rinjve të Alkmarit, por, për shkak të cilësive të tij, atë e fut në lojë edhe ekipi i të rriturve.
Shumëkush konsideron se Guliti i ri do të bëhet në të ardhmen një mbrojtës mjaft i mirë dhe se atë e pret një karrierë e shkëlqyer.
Sfidanti.al