Portieri i SPAL u dërgua për ekzaminime në repartin e specializuar për Covid-19 në spitalin e Konas, lajm që u konfirmua nga vetë klubi. Portieri 31 vjecar në 27 nëntor rezultoi pozitiv me coronavirus në testet molekulare të kryera pas kthimit të tij nga ndeshjet e kombëtares shqiptare në ndeshjet e Nations League. Që nga ai moment, Berisha ka qëndruar në izolim dhe nuk ka qenë në kontakt me futbollistët e tjerë të SPAL.
Sfidanti.al