Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, në konferencën e shtypit para ndeshjes së rëndësishme me Uest Hemin në kuadrin e Premier Ligës, akuzoi Realin e Madridit se ai po zhvillon një fushatë për marrjen e Pol Pogbas.
Media, duke iu referuar burimeve të brendshme, shkruan se Pogba gjatë kohëve të fundit e ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tij ndaj klubit e në stërvitje dhe se Ole konsideron se fajtor është Reali.
“Duket se po zhvillohet një fushatë, synimi i së cilës është marrja e këtij lojtari. Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh në prapaskenë, pasi gjithçka është e mundur. E kam të vështirë që unë të them se personalisht kam konstatuar ndonjë ndryshim në sjelljen e tij (Pogbas), sepse ai është një profesionist i madh”, vuri në dukje Solskjeri.
Sfidanti.al