Skoci, Premier League në sezonin 2020/21; Rangers fitues në transfertë

Ndërsa kampionatet më të rëndësishme në Evropë sapo kanë mbyllur llogaritë e sezonit 2019/2020, ka vende që kanë nisur atë pasardhës, 2020/21. Është ky rasti i Premier League Skoceze që pas mbylljes përpara kohe të kampionatit për shkak të coronaviorusit, ngriti siparin e sezonit të ri. Gjithcla nisi me sfidën mes Aberdeen dhe Glasgoë Rangers e mbyllur me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Steven Gerrard me rezultatin 1-0 falë golit të Kent në pjesën e parë.

Në Skoci, futbolli i nivelit të lartë mungonte që nga muaji mars, kur Federata e Futbollit të vendit pezulloi kampionatin e sezonit 2019/2020 për shkak të pandemisë Covid-19. Më pas në 18 maj u vendos që t’I jepej titulli kampion Celtic që në atë moment ishte në krye të renditjes dhe të caktonte datën 1 gusht për fillimin e sezonit të ri.

Por kampionati skocez nuk është I pari që nis sezonin e ri pas karantinimit; kjo ka ndodhur sidomos në vendet në veri të Evropës si Suedia, Norvegjia, vendet baltike, por edhe Irlanda e Bosnja, ndër të tjerat

Sfidanti.al