Nervat e Tuhelit tregojnë sesa mirë i ka punët Paris SG!

Në pak ditë ka fituar dy trofe të rëndësishëm kombëtarë, por duket se për kampionët nuk ka qetësi. Paris SG mezi ia doli ndaj Lionit (në finalen e Kupës së Ligës së Francës), falë një goli të vonshëm nga Nejmar, dhe trajneri Tomas Tuhel nuk u ndje aspak mirë ndërsa u vu në bankën e të akuzuarve nga mediat. Pyetjet për të ishin se PSG pati fat, dhe përse nuk po arrin të shënojë shumë gola, ndërsa po 1-0 ishte fituar finalja e Kupës së Francës ndaj Sent Etienit, aty ku u dëmtua Mbape.

“Po, po, ishte sërish punë fati, s’ke ç’i bën, – tha trajneri gjerman, plot me mllef, – duket qartë se ne nuk kemi cilësi fare dhe mezi shënojmë gola”. Nervozizmi i Tuhelit tregon se gjendja psikologjike nuk është nga më të mirat te kampionët e Francës, të cilët do të duhet të ndeshen çerekfinale të Championsit pa lojtarin e tyre kryesor, Kilian Mbape, dhe jepen në rrezik eleminimi,

Sfidanti.al