Skandal në futbollin kosovar, trajneri i Llapit sulmon arbitrat

Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Ngjarja ka kaluar pa shumë zhurmë por ky akt i shëmtuar e njollos dhe jo pak futbollin në vendin fqinjë.

sfidanti.al