Skamaka “vonon”, Inter gjen një emër të ri për sulmin

Prej disa ditësh tashmë, “zikaltërit” e Inter kanë nisur negociatat me “çekiçët” e Uest Hem për shërbimet e “bomberit” italian, Xhanluka Skamaka, teksa kanë bërë ofertën e dytë prej 30 milionë eurosh, por ende nuk ka është gjetur akordi mes klubeve e në një situatë të tillë, “zikaltërit” kanë filluar të interesohen për një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për “bomberin” e Udinezes, Beto, me këtë të fundit që mund të afrohet për një çmim të arsyeshëm, duke llogaritur këtu dhe marrëdhëniet e mirë që 2 klubet kanë.  Mirëpo, marrëveshja me portugezin e Udinezes, i cili sezonin e shkuar shënoi 10 gola e dhuroi 2 asistime, shihet nga ekspertët e merkatos si një “manovër” të “zhbllokuar” ngërçin e marrëveshjes me Uest Hem, për Skamaka.

 

sfidanti.al