Shqetësim për “larje hesapesh” të reja mes tifozëve anglezë dhe rusë

Në prag të dy ndeshjeve të ardhshme të një te tetës së finaleve të Ligës se Evropës mes Mançester Junajtidit dhe Rostovit, opinioni publik sportiv evropian ka frikë dhe shqetësim të madh nga trazirat dhe incidentet eventualë që mund të shkakojnë tifozët anglezë dhe rusë. Pas rrahjeve masive të ndërsjella mes tifozëve të të dy vendeve gjatë kampionatit evropian të fundit në Francë, rreziku për trazira dhe rrahje të reja është i madh, saqë kryesitë e të dy klubeve kanë vënë në dukje se do të marrin të gjitha masat e nevojshme që, në të dy ndeshjet e ardhshme, të dalë në plan të parë loja e futbollit dhe jo trazirat e incidentet. Ndeshja e parë do të luhet në Rostov, më 9 mars, kurse e dyta, pas një jave, në “Old Traford”.

sfidanti.al