‘Kur vdiq im atë, e mora me grushta-zbulimi i bujshëm vjen nga vetë Paul Gascoigne që pranoi se nuk e përballoi me kthjelltësi ndarjen nga jeta të babait të tij në vitin 2018. Ish ‘bad boy’ anglez që ka veshur edhe fanelën e Lazios në 1992-1995, në këtë mënyrë mori një lloj revanshi për ‘mëkatet’ e kryera në të kaluarën nga babai i tij për të cilat nuk e kishte falur kurrë. Mes tyre, Gazza e kishte fajësuar babain e tij për mbylljen në një institute mendor në vitin 2010.
‘Kur ishim vetëm unë dhe ai në shtratin e spitalit dhe ai vdiq, u ngrita nga shtrati dhe I dhashë një grusht-tregon Gascoigne për The Sun-e godita me kokë dhe me një grusht e mora revanshin tim. Pastaj u shtriva dhe e përqafova për 45 minuta. Ndonjëherë mendoj se është ende aty’
Gascoigne ishte shumë i lidhur më të atin të cilin gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist e kishte marrë me vete nëpër botë. ‘Të shtunave është kur ndjej më shumë mungesën e tij-tregon Gascoigne-por ishte një njeri i hidhur, fliste me të gjithë përvecse me mua. Më pëlqente ta mirrja me vete nëpër botë kur luaja. Për momentin jam mirë, por do të mendoj momenteve të bukura që kam kaluar. Me siguri kam pasur momente të bukura e të shëmtuara. U divorcova dhe i kam dhënë shumë para familjes sime. Shpenzova shumë në banesa, kam blerë dhe kam marrë me qera shumë shtëpi, Babait duhet t’i kem blerë rreth 80 makina e 18 barka e shtëpi’.
Sfidanti.al