Në moshën 22-vjeçare është bërë dëshira e re e madhe e klubeve të futbollit në Europë. Dajot Upamekano është një tjetër Van Dajk, De Ligt apo Kulibali, ndërsa tre emra të rëndësishëm po përplasen për të siguruar shërbimet e tij. Mediat gjermane shkruajnë se Bajerni është shumë i interesuar për të, por do të ketë konkurrencë nga Anglia, dhe pikërisht nga dy trajnerë gjermane. Jurgen Klop i Liverpulit dhe Tomas Tuhel i Çelsit nuk do të kursehen për një futbollist të tij, në moshë fare të re dhe me potencial të madh. Klauzola e transferimit e përcaktuar në kontratën e Upamekanos thuhet se është 42.5 milionë euro, pra nuk ka nevojë që të sigurohet miratimi i klubit të tij, Lajpcigut.
Sfidanti.al