Shkëndija thyen rekordin e PSZH-së, kampionia më dominuese në Evropë!

Kampionati kryesor i Maqedonisë u mbyll fundjavën e kaluar, kur u luajt raundi i fundit, ai i 36-të. Shkëndja kampione e Tetovës mundi në fushën e saj Pelisterin, duke konfirmuar edhe një herë tjetër dominimin e saj në futbollin maqedonas dhe duke shënuar një diferencë rekord pikësh nga Vardari i Shkupit të vendit të dytë që dështoi në ndeshjen e fundit me ekipin Shkupi, duke mbetur mbrapa ekipit tetovar plot 35 pikë. Gjatë këtij sezoni, ky është ndryshimi më i madh i pikëve në historinë e futbollit evropian mes ekipit të vendit të parë, pra, atij që del kampion në një vend, dhe atij të vendit të dytë. Kështu, klubi tetovar bëhet ekipi më dominues në Evropë, duke thyer rekordin e PSZH-së franceze që, gjatë sezonit 2015/2016, fitoi titullin e kampiones së Ligës së 1-rë franceze me 31 pikë para Lionit.

Më mbrapa vijnë Selltiku me dy sezone dominues në Skoci, Olimpiakosi, Dinamo e Zagrebit, Kopenhageni, etj.

Sfidanti.al