Shfaqet një Usain Bolti i ri, luan me Bazelin “rrufeja sulmuese”

Usain Bolti e mbylli karrierën e tij si atlet në pistat e vrapimit dhe nuk dihet se kur do të shfaqet ndonjë sprinter tjetër i tillë i pazakontë që të imponohej me shpejtësinë madhe që zotëronte. Sidoqoftë, nëse në pistat e vrapimit ky sprinter i ri ende nuk ka zbritur, ai është shfaqur në fushën e futbollit, duke i mahnitur të gjithë me shpejtësinë e tij.

Dimitri Xhozef Oberlin është një futbollist 20-vjeçar i Bazelit që shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen me Benfikën e Lisbonës. I lindur si kamerunas, tani, me shtetësi zvicerane, ai e përshkoi distancën nga njëra 16-tshe te tjera brenda më pak se 9 (nëntë) sekondave. Duke pasur parasysh se fusha e stadiumit “Sent Jakob-park” është e gjatë 105 metra, ndërkohë që dy 16-tshet, së bashku, janë 32 metra, një llogaritje, aty për aty, tregon se Oberlini  ka përshkuar rreth 75 metra brenda rreth 8,5 sekondash!

Tifozëve u bëri aq përshtypje të madhe shpejtësia e tij, saqë ata i kanë kërkuar atij që t’i masë forcat në pistat e vrapimit me sprinterët më në zë në botë!

Sfidanti.