Reali i Madridit në fazën 1/16 të Kupës së Mbretit do të kenë përballë ekipin e ligës së tretë spanjolle, Fuenlabrade, lojtarët e të cilit u gëzuan pa masë që atyre u ra që të luanin me futbollistët “mbretërorë”, ndërsa ka shumë ekipe që duan t’i shmangen gjigantit spanjoll.
Vetëm të shihje fytyrat e lojtarëve të Fuenlabrades, për të kuptuar gëzimim e tyre të pamatë se ata do të kenë mundësi që të luajnë, duke pasur përballë “live” lojtarë të tillë, si Ronaldo, Marselo, Bejl, Ramos…
Sfidanti.al