Ishte një nga golat më të rrallë të shënuar ndonjëherë, padyshim më i veçanti në karrierën e tij si portier. Eliot Morris, rojtari i portës së Glentoranit, shënoi nga 70 metra larg ndaj Institutit në Premier Ligën e Irlandës së Veriut. Ishte një goditje dënimi që i dha mundësinë 37-vjeçarit të gjente rrugën e rrjetës për herë të parë, pas 723 ndeshjeve, veçse Morrisi mbeti modest.
“Padyshim ishte një gjuajtje me synimin për të shënuar gol, – tha ai, – e pashë që portieri kundërshtar kishte dalë pak përpara dhe goditja ishte për në portë. Gjithsesi, pati erë pas shpinës sime, dhe kjo më ndihmoi që topi të shkonte në portë më shpejt se zakonisht. Në të vërtetë, provova gjuajtjen për t’i habitur shokët e mi, ndërsa ata po më shikonin sikur po më thoshin “çfarë je duke bërë”. Për fat, ishte gol, por unë do të isha i lumtur qoftë edhe sikur ndeshja të kishte përfunduar 0-0”.
Sfidanti.al