Sfumohet ëndrra e Milanit, Sebajos pranë kalimit te Arsenali

E ardhmja e Dani Sebajos është e destinuar të lidhet me Premier Leaguen angleze. Sipas të përditshmes spanjolle AS, futbollisti i Realit të Madridit që spikati në Evropianin e U21 me skuadrën e Spanjës, është shumë pranë kalimit te Arsenali duke bërë që ëndrra e Milanit për të arritur te mesfushori i talentuar të shuhet përfundimisht.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, për të mbyllur njëherë e mirë këtë transferim mungon vetëm miratimi i trajnerit të Realit të Madridit, Zinedine Zidane për të lejuar kalimin e Sebajos në formën e huazimit te Topcinjtë e Londrës, një miratim që duket se nuk do të vonojë duke parë edhe raportet e futbollistit me trajnerin francez.

sfidanti.al