Sfida me Man. City, e panjohura Hazard për Realin e Madridit

E premtja, data 7 gusht është dita vendimtare e Realit të Madridit për Ligen e Kampioneve kur në Etihad do të përballet me Manchester City me anglezët që kanë avantazhin e fitores së parë 2-1 të arritur në Santiago Bernabeu. Pikëpyetjet më të mëdha për këtë përballje janë mbi Eden Hazard që vazhdon të ketë probleme me kaviljen e djathë ku bëri edhe 2 ndërhyrje.

Goditjet e shumta të marra në ndeshjet e kampionatit postcoronavirus kanë ndikuar në rishfaqjen e problemeve të Hazard. Ekzaminimet e përditshme në Valdebebas tregojnë se ai ka nevojë që të forcojë zonën e dëmtuar. Hazard e mbylli La Liga me 50 faulla të pësuar në 1086 minuta lojë me një mesatare 1 faull cdo 21.72 minuta duke regjistruar mesataren më të lartë të faullave të pësuar.

Me dyshimet e krijuara për shkak të gjendjes së Hazard, Zidane i duhet të shohë alternativat për belgun dhe nga gtë gjitha opsionet që ka në dizpocion, Vinicius duket se është zgjidhja më natyrale. Braziliani e ka zëvendësuar Hazard në 3 nga 6 mungesat e tij në fazën finale të kampionatit e për më tepër ai ka shfaqur një rendiment shumë të mirë që i shton pikë në sytë e Zidane për të qenë në formacion kundër Citizens

Sfidanti.al