Zemerimi i Insinjes tremb Napolin; Liverpuli mendon ta bleje

Permbysja e rezultatin ndaj Bolonjes ne 4 minutat e fundit te ndeshjes i dha mundesine Napolit qe te jete ende ne gare per titullin ne Itali, por riktheu i edhe çeshtjen Insinje. Ky i fundit shfryu kunder tifozeve me fund te sfides duke shfaqur nervozizmin e tij. Me pak fjale Insinje ka pakenaqesi, pasi sheh qe shpesh talenti i tij eshte vene ne diskutim. Per me teper fakti qe se fundmi eshte afruar me agjentin Mino Raiola ben te mendohet se per te pritet nje vere shume e nxehte persa i perket merkatos se transferimeve.

Edhe pse ka rinovuar kontraten deri me 2022 nuk perjashtohet mundesia se Insinje mund te largohet dhe kjo jo per shkak te Napolit apo Mauricio Sarrit, por per mosbesimin qe po shfaqet kundrejt tij ne ambient. Eshte krijuar nje situate e tille qe ka terhequr vemendjen e disa klubeve evropiane mes te cileve eshte edhe Liverpuli.

Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klop kerkon te perserise te njejtin operacion si me Salah te cilin ai e mori vetem per 45 milione Euro dhe tani egjiptiani po mahnit te gjithe Premier League.

Sfidanti.al