Erik Tohir duket se e ndan perfundimisht bizesin nga futbollit. Pasi hoqi dore nga Interi, indoneziani ka vendosur te shese edhe skuadren amerikane te Major League Soccer, DC United. Sipas ‘Bloomberg’, Tohir ka hyre ne kontakte me miliarderin Patrik Sun Shiong dhe transaksioni eshte drejt mbylljes.
Erik Tohir kishte ne zoterim 78% te aksioneve te DC United qe sipas ‘Bloomberg’ vlen 500 milione Dollare dhe indoneziani nga shitja e kesaj kuote perfiton 390 milione Dollare. Po kush eshte Patrik Sun Shiong?
Ka qene kirurg plastik per t’u bere me pas sipermarres dhe filantrop dhe ka nje pasuri qe vleresohet me 8.2 miliarde USD. Kohet e fundit ai Sun Shiong ka blere ‘Los Angeles Times’ dhe ‘San Diego Tribune’.
Interesi per sportin nuk eshte dicka e panjohur per Patrik Sun Shiong qe sipas ‘Bloomberg’ ka nje kuote aksionesh edhe te skuadra e NBA, Los Anxheles Lejkers.
Sfidanti.al